VIDEO/ Terr në Gjirokastër, mungon energjia elektrike prej më shumë se 4 orësh

Gati gjysma e qytetit të Gjirokastrës është pa energji elektrike. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se ndërprerja ka ardhur pas një defekti në një kabinë elektrike në zonat të cilat furnizohen prej nënstaticionit të ri. Ekipet e OSHEE Gjirokastër janë duke punuar për normalizimin e situatës.

Energjia mungon që prej orës 16:30, duke sjell vështirësi sidomos për familjet të cilat ngrohen me energji.

Ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës.