VIDEO/ Zbulohet pistë për avionët e drogës në fushën e Çajupit?

dsfdgdGazetari Artan Hoxha dhe grupi i xhirimit të emisionit të tij kanë zbuluar dy pista te reja avioni në jug të vendit.

Konkretisht bëhet fjalë për në Gjirokastër në malin e Cajupit dhe ne Kardhiq.

Sipas gazetarit këto dy pista janë përdorur në vitet 2013-214 nga piloti Guido Guidi i cili u ndalua pas rënies me avion në Ishëm

“Për më tepër këto dy pista janë përdorur më parë, përgjatë viteve 2013-2014, nga piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishëm. Çfarë po ndodh me pilotin italian ndërsa ai shijon i lirë ditët e qëndrimit në Shqipëri, dhe pse prokuroria nuk po kryen asnjë hetim në lidhje me këtë çështje”, shkruan Hoxha në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij është dashur gati 1 muaj e gjysmë për identifikimin e këtyre dy pistave. Shihni pamjet.