Vidhnin lope ne fshatra, policia arreston 3 persona

60737462Policia e Permetit ka arrestuar mengjesin e sotem tre persona nga Fieri, te cilet para 9 muajsh kishin grabitur tre lope ne komunen Suke te rrethit Permet.

Te arrestuarit jane C.Mesutaj, K.Likaj dhe Z.Muskaj. Materialet ne ngarkim te ketyre shtetasve i kane kaluar ne ngarkim prokurorise se rrethit, ndersa policia vijon punen per zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve te tjera qe kane ndodhur ne kete zone.