Vijnë emigrantët për festa, 5 Km radhë në Kakavijë (VIDEO)

Në pikën kufitare të Kakavijës ka fluks. Nga pala greke radha e automjeteve ka arritur deri në 5 kilometra. Qytetarët të cilët presin të futen në territorin shqiptar thonë se janë në pritje që prej 6 orësh. Mësohet se shkak i fluksit në Kakavijë është se pala greke punon me 2 sportele, kurse pala shqiptare me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje. Ndërkohë në Kapshticë nuk ka ende një fluks të tillë.