Viti i ri shkollor, kreu i PS Gjirokastër dhuron çanta e lodra për fëmijët jetimë

14344100_164584360651124_2900037446659095236_nMe rastin e festës së Kurban Bajramit dhe një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, kreu i PS-së Gjirokastër, Flamur Golemi ka vizituar qendrën “Vatra e Ngrohtë”. I shoqëruar nga të rinjtë e PS, Golemi dhuroi çanta, lodra e sende shkollore për fëmijët e strehuar në këtë qendër.

“Në këtë ditë feste për të gjithë ne si përfaqësues të PS-së zgjodhëm simbolikisht këtë qendër fëmijësh për të shprehur urimet tona dhe për të dhënë një mesazh të rëndësishëm. Duhet të tregohemi solidarë, të nxjerrim prej vetes pjesën tonë humane, sidomos me fëmijët. I jam mirënjohës drejtuesve të kësaj qendre dhe i garantoj për mbështje në vazhdimësi”, tha kreu i PS-së në një komunikim me mediat.

Në qendrën “Vatra e Ngrohtë” janë strehuar 15 fëmijë të braktisur nga prindërit. Më të vegjëlit prej tyre janë binjakët 8 muajsh.

|Libohova Online|

14291688_164586617317565_1184609501253413752_n14264956_164585647317662_2345013185090588055_n14233084_164585107317716_5862868205332487958_n