Viti i ri shkollor në Libohovë, kaos me shpërndarjen e librave, mungojnë shumë tekste

06Shitja e librave të rinj për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm duhet të niste që më 25 gusht, por edhe pse jemi vetëm 4 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, procesi ka akoma probleme.

Edhe për nxënësit e Libohovës si kudo tjetër në Shqipëri ka probleme me tekstet, shumë prej të cilëve mungojnë.

Shitja e librave te rinj duhet te niste ne daten 25 gusht, por është vonuar për shkak së mungonte pulla e Ministrisë së Arsimit. Kjo pullë prodhohej nga një kompani private, por nuk është bërë gati në kohë.

Çmimi i librave kushton 2% më shumë, pasi është bërë indeksimi.

Çmimi i librave për klasën e parë është rreth 2300 lekë. Në shkollat e Libohovës kanë ardhur disa tekste, por të tjerë mungojnë e të tjerë duhen blerë në Gjirokastër.