Viti i ri shkollor, nxënësit e minoritetit grek në rrethin e Gjirokastrës s’kanë tekste

pandeli sotiriNxënësit e minoritetit grek në rrethin e Gjirokastrës kanë mungesa të teksteve mësimore.

Ky fillim viti shkollor për ta ka nisur me probleme, pasi shtëpia botuese shtetërore “Botem” nuk ka sjellë librat në gjuhën greke.

Prindërit dhe nxënësit kërkojnë ndihmë te shteti grek, duke qenë se shteti shqiptar që e ka për detyrë t’u sigurojë tekstet mësimore, nuk i përgjigjet nevojave të tyre.

Në ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm në rrethin e Gjirokastrës janë më shumë se 1500 nxënës që i përkasin minoritetit grek.