Vizita e Papës, për dy orë asnjë fluturim nga Rinasi. Meteorologët nuk përjashtojnë reshjet e shiut

POPE FRANCIS INAUGURATION MASSPër 2 orë qielli do të jetë i lirë dhe pa asnjë fluturim. Shteti ka marrë të gjitha masat që në mëngjes kur Papa Françesku ka fluturimin nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, në Rinas.

Kjo do të thotë se fluturime nuk do të ketë rreth orës 07.30 deri në afërsi të orës 09.00 dhe mbrëmjen e së dielës nga ora 19.45 deri në 20.45. kjo për arsye të sigurisë gjatë udhëtimit të Atit të Shenjtë. Në mengjes në aeroport nuk ka nisje, ndërsa në mbrëmje do të ketë spostime të orareve.

Për të shmangur vonesat, humbjet e fluturimeve apo incidente të ndryshme rekomandojmë qytetarët të jenë të pransihëm më herët në aeorportin e Rinasit, sepse edhe për gjatë ditës do të ketë kufizime dhe bllokime të rrugës së Rinasit.

Por edhe kushtet atmosferikë nuk do të jenë të favorshme. Ardhja e Atit të Shenjtë koiçidon me një mot të vrenjtur. Meterologët nuk kanë përjashtur edhe reshjet e shiut. Në fakt, kjo situatë do të vazhdojë edhe për 2 ditë të tjera dhe vetëm të mërkurën do të jetë mot i kthjellët.

Libohova Online