Vjedhje dhe kultivim droge, arrestohet një vajzë dhe një grua në Gjirokastër

policiaDy gra kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, njëra për akuzën e vjedhjes me dhunë, ndërsa tjetra për kultivim të lëndëve narkotike. Burime zyrtare sqarojnë se në pranga ka rënë M.Hasanaj, 26 – vjeç, banuese në Fratar të Mallakastrës.

Ndalimi i saj u bë pas një urdhër ndalimi të lëshuar më 18 Korrik nga prokuroria e Gjirokastrës, për veprën penale ” Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim “.

Ndërkohë në pranga ka rënë një tjetër grua, në këtë rast për kultivim të lëndëve narkotike. Ajo është D. Nuri , 57 – vjeçe, banuese në Lazarat. Ndalimi i saj u bë pasi në oborrin e banesës iu gjetën të mbjella 40 bimë kanabis