Vodhën 300 milionë lekë, Prokuroria kërkon 2 vjet burg për Spiro Kserën

spiro-kseraIsh ministri i Punës Spiro Ksera rrezikon të dënohet me 2 vjet burg. Të paktën kjo është pretenca e prokurorisë e lexuar në seancën e sotme gjyqësor.

Ish-ministri i Punës, akuzohet për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe është gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar , prandaj ai përfiton uljen e 1/ 3 së dënimit. Kështu nga 3 vjet burg që prokuroria kërkoi në fillim i ul 1/3 e dënimit dhe si përfundim kërkon dënimin me 2 vjet burg.

Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.

Së bashku me të në gjykim të shkurtuar u gjykuan edhe katër ish vartës të akuzuar me të njejtën akuzë.

Po sot prokuroria kërkoi 2 vite shërbim prove për Elisabeta Dodbibën e Artevis Menen si dhe 1.5 vite burg për Elda Kozajn që do i pezullohet dhe kalon në 2 vjet shërbim prove

Përjashtim nga gjykimi i shkurtuar bëri vetëm i pandehuri Kleves Bitro, dhe i pandehuri tjetër Dritan Fejzullai të cilët do të vazhdojnë gjykimin normal, por me një tjetër trup gjykues.