Vodhi 6 koshere me bletë, arrestohet 51-vjeçari nga Gjirokastra

policia-gjirokaster_dielli.al_Nga ana e Seksionit  të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Shahip Stroka, 51 vjeç, banues në lagjen ‘’Granicë’’, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi shtetasi P.Z  ka bërë  kallzim  për vjedhjen e 6 koshereve me bletë.

Nga ana e Shërbimeve të policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 koshere me bletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje’’ parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.