Vodhi në një stan në fushën e Çajupit, arrestohet 43-vjeçari nga Asim Zeneli

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person nga fshati Asim Zeneli. Ai është 43-vjeçari K.K. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës, në fushën e Çajupit, në stanin e shtetasit P.K, vjeç 39, banues në fshatin Humelicë, ka vjedhur 11 fletë llamarine dhe 17 dërrasa druri. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.