Vodhi një makinë në spitalin e Gjirokastrës, arrestohet 23-vjeçari

spitali-i-gjirokastresNjë 23-vjeçar nga Tepelena është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë në ambientet e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në Mars të këtij viti, ku Kristo Ruçi sëbashku me disa persona të paidentifikuar, kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të B.M vjeç 54, banues në Fier.

Policia pasi ka arrestuar 23-vjeçarin, po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.