Vodhi një shtëpi në Bularat, arrestohet 25-vjeçari

Lazarat policiaNga ana  e Efektivave të Staconit të Policisë Dropull është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Vilson   Rushi, 25 vjeç, banues në lagjen ‘’Dunavat ‘’ Gjirokastër, i dënuar më parë për  ‘’Prodhim dhe shitje të Narkotikëve’’. 

Ky shtetas u ndalua pasi në datë 14.12.2015  në fshatin ‘’Bularat’’, Dropull, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases   I.K , 65 vjeçe.

Shtetasi Vilson Rushi ka vjedhur në këtë banesë 400 Euro dhe 10.000 lekë ( të reja).

Materialet  në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprën penale ‘’Vjedhje’’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.