Vrasja e çiftit në Gjirokastër, dënohet me burgim të përjetshëm autori i krimit

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokaster ka dënuar sot me burgim të perjetshem Apostol Kostën 76 vjeçar nga Gjirokastra i cili ne tetor te 2017 egzekutoi me automatik Aleko dhe Afërdita Kostën në banesën e ketyre të fundit.

Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi ka dëgjuar pretencën e dhënë nga ana e prokurorit Emror Kasaj i cili kërkonte burgim të perjetshëm për Kostën, ka mbështetur tëresisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e ka denuar me burgim të perjetshëm Apostol Kostën.

Procesi gjyqësor fillimisht e kishte marrë për shqyrtim Krimet e Rënda në kryeqytet dhe me pas ja përcolli për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.