Vrasja në Dropull, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët nga Libohova

gjirokaster vrasja_1
Shtepia ku ndodhi ngjarja.

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Adrian Qopekajn dhe Dashamir Kamon nga Libohova. Ata akuzohen për grabitje me armë me pasojë vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2013 në fshatin Vodhinë të Dropullit të Sipërm. Gjatë përleshjes me dy grabitësit, mbeti i vdekur 78-vjeçari Pandeli Maglara, ndërsa u plagos bashkëshortja e tij.

Ngjarja

Ne njoftimin zyrtar te policise per ngjarjen thuhej se rreth ores 03:00 te mengjesit në sallën operative të Policisë së Gjirokastrës kishte mbërritur njoftimi me telefon nga një banor i fshatit Vodhinë, një nga 17 fshatrat e krahinës së Dropullit të Sipërm. Telefonuesi njoftoi se në fshat ka ndodhur një vjedhje me dhunë e banesës së familjes Magllara dhe se i zoti i banesës ka humbur jetën. Pas njoftimit, në drejtim të vendngjarjes janë nisur dhjetëra forca policie dhe grupi hetimor i drejtuar nga vetë drejtori i policisë së qarkut, Ajet Ibro. Në vendin e ngjarjes, ata kanë konstatuar se dy grabitësit, pasi kanë shqyer hekurat e dritares së banjës në katin e dytë të banesës së shtetasit Pandeli Magllara, rreth 78 vjeç, kanë hyrë në banesë për të vjedhur. Në momentin që janë gjendur brenda banesës dhe kanë nisur të kontrollojnë, lëvizjet e tyre janë dëgjuar nga i zoti i banesës, Pandeli Magllara, i cili ishte duke shkuar në tualet.

“Në momentin që i zoti i banesës ka shkuar në tualet, është ndeshur me dy shtetasit që ishin futur nga dritarja, të cilët i kanë përplasur kokën në lavaman dhe për pasojë ai ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Në vazhdim të komunikatës policia nënvizon se, bashkëshortja e tij, Evanthia Magllara, kur ka dëgjuar zhurmë, ka shkuar menjëherë në katin e dytë të banesës, por edhe ajo është goditur me sende të forta në kokë. Më pas, dy grabitësit e kanë lidhur dhe i kanë zënë gojën me plastmas që të mos bërtiste. Pas izolimit të saj, dy grabitësit kanë kontrolluar pothuajse krejt dhomat e banesës për lekë, por policia nuk është e sigurt dhe e qartë nëse ata kanë vjedhur lekë apo jo, pasi Evanthia është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore dhe nuk është bërë e mundur pyetja e saj për rrethanat e ngjarjes.

Sipas policisë, rreth një orë pas ngjarjes, gruaja e plagosur rëndë ka mundur të përmendet dhe të kërkojë ndihmë, duke bërtitur me zë të lartë, kështu që fqinjët e kanë dëgjuar dhe kanë mbërritur në banesë, ku i kanë ofruar ndihmën të moshuarës dhe kanë njoftuar policinë. Policia tha se ende nuk ka mundur të marrë në pyetje të plagosurën, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ndërkohë që dëshmia e saj mund të ndihmojë në dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje kriminale. 

Arrestimet

Per kete ngjarje policia e Gjirokastres arrestoi Adem Qopekajn 25 vjec dhe Dashamir Kamon 43 vjec, qe te dy  nga Libohova. Per policine keta persona kishin edhe precedente te meparshem penal. Ata njiheshin si grabites kishash.  Policia gjeti si prove materiale një palë doreza dore me njolla gjaku, një palë pantallona me njolla gjaku, 12 ikona të kishave të Dropullit si dhe mjete pune qe sherbenin per te kryer grabitjet.

Pas vrasjes tragjike gjate grabitjes qe ndodhi ne Dropullin e Siperm policia nisi kerkimet, shoqeroi 31 persona dhe kontrolloi 22 banesa deri sa ra ne gjurmet e dy autoreve te kesaj ngjarje te rende. Ata jane arrestuar me akuzen e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, të “vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim, ndërsa në ngarkim të shtetasit Adrian Qopekaj rëndojnë edhe akuzat “Prodhim dhe mbajtie pa leje të municioneve luftarake “ si dhe për “vjedhje të kishave dhe te magazinës. Ne ditet ne vijim pritet qe gjykata te marre nje vendim per dy te akuzuarit. 

timthumb
Oficer policie ne shtepine ku ndodhi ngjarja

Comments

  1. Wonderful story, reckoned we could combine a handful of unrelated information, nonetheless really worth taking a search, whoa did a single learn about Mid East has got far more problerms also