Vrisera, përkujtohet 71 vjetori i krijimit të njësitit partizan të Dropullit të Sipërm

59298742Është përkujtuar sot në fshatin Vrisera të minoritetit, 71 vjetori i krijimit të njësitit partizan të Dropullit të Sipërm. Familjarë të të rënëve të luftës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe Dëshmorëve të Gjirokastrës, vendosën kurora me lule pranë lapidarit përkujtimor në qendër të fshatit, si dhe mbajtën fjalimet e rastit.

Ky njësit partizan mobilizoi shumë minoritarë në luftën nacional-çlirimtare dhe pati një rëndësi të vecantë në jugun e vendit. Ceremoni të ngjashme përkujtimore pritet të organizohen edhe në ditët e ardhshme, pasi siç dihet këtë vit kremtohet 70 vjetori i çlirimit të vendit.