Xhaka: Nuk jam unë heroi, por Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Duhej t’i mbroja

xhaka-300x218Taulant Xhaka ka treguar se nuk është vetëm një njeri me zemër të madhe, por edhe modest. Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, që e kanë cilësuar atë si hero për mbrojtjen e flamurit, ai ka reaguar në Facebook. Taulanti thotë se nuk është ai heroi, por Ismail Qemali dhe Isa Boletini, të cilët i mbrojti në mënyrë dinjitoze.

“Shoh shumë komente hero e shumë gjëra urime që vijnë për mua. Ju lutem shqiptarë të dashur, unë vetëm mbrojta dy heronj shqiptar, Isa Boletinin dhe Ismail Qemajlin dhe flamurin në mes tyre që po shkëlqente”, shkruan Xhaka.