Xhirimet e filmit, në Lazarat kërkojnë aktorin italian Gabriel Garko (interpreton Bujarin)

Gabriel-Garko-HD-2Aktori i njohur Italian, Gabriel Garko ishte në Tiranë, për filmin që do të trajtojë ngjarjet nga fshati më i famshëm në Shqipëri, Lazarati. Ai do të luajë rolin e Bujarit, një lazaratas të cilit i kanë vrarë prindërit dhe që pas shumë kohësh, kthehet në fshat si polic.

Por asnjë prej producentëve apo aktorëve nuk ka qenë ndonjëherë në Lazarat, megjithëse aty është vendosur rendi, prej 2 vitesh tashmë. Duke parë këtë indiferencë apo ndoshta frikë, banorët e fshatit druhen se filmi do të përkeqësojë namin e keq që kanë njerëzit aty. Një banor i Lazaratit që nuk pranoi të identifikohej foli për Birn, pas lajmit se do të nisin xhirimet e filmit.

“Ne kemi frikë se fshati jonë do t’i ngjajë një getoje dhe banorët e fshatit do të jenë bërë kriminelë, që lëvizin nëpër Lazarat, të armatosur rëndë. Kam dëgjuar se në film do të ketë prostitucion dhe vrasje, kur, me sa di unë, askush në fshat nuk ka bërë krime të tilla” tha ai.

 Ai tha për Birn se banorët e Lazaratit do të donin që producenti i filmit të shkonte në fshat dhe të fliste me njerëzit, madje edhe t’i xhironte aty skenat.

“Deri tani, nuk kemi parë asnjë nga filmi të vijë të flasë me ne, apo të filmojë këtu. Kjo do t’i jepte edhe filmit më shumë perspektivë, do ta afronte me realitetin. Përndryshe do jetë thjesht një film aksion, paragjykues dhe i pabazuar në realitet.” u shpreh lazaratasi për Birn.