Zagoria shpallet Park Natyror (VIDEO)

Qeveria shqiptare miratoi një park të ri natyror në Shqipëri, atë të zonës së Zagorisë në Gjirokastër. Parku Natyror i Zagorisë përfshin rreth 25 mijë hektarë ku përzihen peizazhe malore, fshatra të vegjël karakteristikë, monumente të trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe vlera të botës bimore dhe shtazore. Inxhinieri Kleanthi Mandi thotë për Zërin e Amerikës se Parku do të jetë një vlerë e shtuar edhe për turizmin në këtë zonë.