Zamira Rami me kamion te romët, shpërndan dru zjarri dhe ushqime (FOTO)

Bashkia Gjirokastër ka shpërndarë sot dru zjarri dhe ushqime për komunitetin rom që jeton në lagjen “Zinxhira”.

E pranishme madje ishte edhe vetë kryebashkiakja, Zamira Rama. Normalisht siç ndodh gjithnjë, ajo shoqërohej nga kamerat e televizioneve që ka në shërbim.

Drutë dhe ushqimet u shpërndanë me liste. Për të evituar çdo incident të mundshëm, ishte e pranishme edhe policia bashkiake.

Përtej kësaj ndihme modeste që morën sot, komuniteti rom në Gjirokastër dhe Shqipëri, është përdorur gjithnjë nga partitë politike për t’i marrë votat.

Sigurisht që edhe shfaqja e sotme e kryebashkiakes Zamira Rami në lagjen “Zinxhira” është në funksion të kësaj. “Përkëdhelja” e këtyre banorëve me ndonjë pako ushqimore apo disa kopaçe druri, në mënyrë që t’i marrin votat në zgjedhjet e qershorit. Dhe më pas problemet e tyre harrohen, derisa të vijnë sërish zgjedhjet.

Image may contain: 1 person, outdoor

Image may contain: 3 people, outdoor

Image may contain: 9 people, people smiling, camera and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people sitting, hat and outdoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: 1 person, outdoor

Image may contain: 1 person

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 7 people, outdoor

Image may contain: 5 people

Image may contain: 2 people, snow and outdoor

Image may contain: 3 people, hat and outdoor

Image may contain: 6 people, outdoor

Image may contain: 5 people, people smiling, outdoor