Zbardhen detajet/ Ja kush e dhunoi bashkëshorten e gazetarit Telnis Skuqi

Një natë më parë u raportua se bashkëshortja e gazetarit Telnis Skuqi u dhunua nga persona të paidentifikuar në prani të fëmijëve të saj.

Burime të #LibohovaOnline pranë Policisë Gjirokastër mësojnë se 28-vjeçarja Ola Skuqi është dhunuar nga shtetësja me inicialet A.M për motive të dobëta.

Pas denoncimit në polici nga bashkëshortja e gazetarit Skuqi, Policia Gjirokastër i ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër materialet hetimore për këtë çështje.

Burimet saktësojnë më tej se dhunimi i bashkëshortes së gazetarit Telnis Skuqi, nuk ka lidhje me punën e tij si gazetar investigativ. Familja e gazetarit Skuqi, banon ende në Gjirokastër, në pritje të largimit nga Shqipëria drejt Norvegjisë, ku ai ka përfituar azil politik. /Libohova Online