Zbardhen kriteret per t’u punesuar ne shtet, ja vendet e lira te punes

116-300x195!Zbardhen kushtet dhe kriteret e veçanta që duhet të dorëzojnë kandidatët për specialistë në 18 profile të administratës publike. DAP-i rendit në detaje kërkesat që duhet të përmbushin të interesuarit, për t’u punësuar në një prej 107 vendeve të reja, të hapura në drejtoritë qendrore shtetërore dhe në strukturat rajonale të administratës publike. Referuar lajmërimit, rezulton se tri prej kushteve bazë, që duhet të plotësojnë kandidatët për specialistë, në 18 profile janë: “Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori; të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni); të ketë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në

shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt)”. Ato që bëjnë diferencën nga njëri pozicion në tjetrin janë kriteret, që janë të veçanta për çdo një nga 18 profilet, për të cilat kërkohet punësimi i 107 personave.

5 specialistë, Shkenca Sociale, dega Punë Socialenë SHSSH Fier, Berat, Lezhë, Elbasan, Dibër

Sipas njoftimit zyrtar të DAP-it, kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët janë: “Të zotërojnë një diplomë të nivelit Bachelor në Shkencat Sociale, dega Punë Sociale; të ketë të paktën dy vjet eksperiencë pune në fushën e shërbimeve shoqërore”. Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 17 shtator 2014.

7 specialistë, Shkenca Shoqërore, 4 prej të cilëve në Tiranë, 2 në Vlorë, 1 në Mat

Kërkohet punësimi i specialistëve në disa struktura qendrore shtetërore dhe drejtori rajonale si vijon: Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; në Sektorin e Financës dhe Burimeve Mbështetëse në

Prefekturën e Qarkut Vlorë; në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, dega Mat. DAP sqaron se të interesuarit duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon: “Të zotërojnë një diplomë të nivelit Bachelor në Shkencat Shoqërore; të ketë përvojë pune të paktën një vit”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 17 shtator 2014.

4 inspektorë, arsim i lartë, në Tiranë

Për punësimet në Drejtorinë e Kontrollit dhe Masave Shtrënguese, në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon: “Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Profesional në fusha të ndryshme të arsimit të lartë. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë; të kenë përvojë pune të paktën 1 vit”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 17 shtator 2014.

9 specialistë, Shkenca Juridike, në Tiranë

Në Drejtorinë e Regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë; Në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; në Ministrinë e Financave; në Ministrinë e Kulturës; në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Kriteret: “Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Profesional në Shkencat Juridike; të zotërojnë një diplomë të nivelit Bachelor, në të njëjtën fushë”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 16 shtator 2014.

13 inspektorë, të tatimeve Shkenca Ekonomike, 12 prej të cilëve në Tiranë dhe 1 në Dibër

Në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Tiranë; në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Dibër. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon: “Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Profesional në Shkencat Ekonomike; edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë”.

Data e dorëzimit të dokumenteve është 16 shtator 2014.

2 inspektorë, të tatimeve Shkenca Ekonomike, në Tiranë dhe Elbasan

Në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj; në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Elbasan. Kandidatët duhet të zotërojnë një diplomë të nivelit Bachelor në Shkencat Ekonomike. Data e dorëzimit të dokumenteve është 16 shtator 2014.

5 specialistë, Shkenca Kompjuterike / Informatike / Elektronike, në Tiranë

Kërkohen specialistë në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon: “Të zotërojnë diplomë Master Shkencor në Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Software; edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë; të ketë tri vite eksperiencë pune në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze; të plotësojë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie; të jetë i pajisur me certifikatë CCNA ose CCNP”.Data e dorëzimit të dokumenteve është 15 shtator 2014.

7 specialistë Shkenca Kompjuterike / Informatike / Elektronike, në Tiranë

Në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Inspektoratin Qendror Teknik; në Drejtorinë e Komunikimit, në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Teknologjisë së Informacionit, në Ministrinë e Financave; në Institutin e Statistikave; në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit. Kriteret: “Të zotërojë diplomë Master Profesional në Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologji Informacioni; edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë; të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 15 shtator 2014.

7 specialistë Shkenca Kompjuterike / Informatike / Elektronike / Matematikë / Fizikë, 4 prej të cilëve në Tiranë, 1 në Skrapar, 1 në Kavajë, 1 në Gjirokastër

Në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit; në Ministrinë e Kulturës; në Zyrën Arsimore Skrapar; në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror; në Zyrën Arsimore Kavajë; në Drejtorinë Arsimore Rajonale Gjirokastër; në Ministrinë e Financave. Kandidatët: “Të zotërojnë diplomë Bachelor në Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologji Informacioni, Matematikë, Fizikë; të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 15 shtator 2014.

4 inspektorë të tatimeveShkenca Ekonomike ose Juridike, në Sarandë, Shkodër, Elbasan, Berat

Në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Sarandë; në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Shkodër; në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Elbasan; në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Berat. Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë Bachelor në Shkencat Ekonomike ose Juridike. Data e dorëzimit të dokumenteve është 14 shtator 2014.

2 inspektorë të tatimeve Shkenca Ekonomike ose Juridike, në Korçë

Në Drejtorinë e Verifikimit në terren, në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Korçë; në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Korçë. Kriteret: “Të zotërojnë diplomë Master Shkencor në Shkencat Ekonomike ose Juridike; edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 14 shtator 2014.

9 inspektorë të tatimeve Shkenca Ekonomike ose Juridike, në Tiranë dhe Durrës

Në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Tiranë; në Drejtorinë Rajonale

Tatimore, Durrës. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon: “Të zotërojnë diplomë Master Profesional në Shkencat Ekonomike ose Juridike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 14 shtator 2014.

8 specialistë të Auditimit të Brendshëm, në Tiranë

Në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Financave; në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Kulturës; në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; në Institutin e Statistikave.

Kandidatët të plotësojnë këto kritere: “Të zotërojnë diplomë Master Profesional në Shkencat Ekonomike, Juridike, Inxhinierike, apo fusha të tjera të lidhura me fushën e auditimit të institucionit; edhe diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë në të njëjtën fushë; të kenë deri në 5 vjet eksperiencë pune në fushën e auditimit apo në profesion; të jenë pajisur me certifikatën ‘Auditues i brendshëm në sektorin publik’”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 14 shtator 2014.

3 specialistë të Auditimit të Brendshëm, në Tiranë dhe në Vlorë

Kërkohen specialistë: Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë; në Sektorin e Auditimit të Brendshëm, në Prefekturën e Qarkut Vlorë. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë: “Të zotërojë diplomë Master Shkencor në Shkencat Ekonomike, Juridike, Inxhinerike apo fusha të tjera të lidhura me fushën e auditimit të institucionit; Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë; të kenë deri në 5 vjet eksperiencë pune në fushën e auditimit apo në profesion; të jenë pajisur me certifikatën “Auditues i brendshëm në sektorin publik”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 14 shtator 2014.

3 specialistë Gjeodezi / Topogjeodezi / Gjeoinformatikë, në Tiranë

Në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Hartografisë, në Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë: “Të zotërojnë diplomë Master Profesional në Gjeodezi / Topogjeodezi / Gjeomatikë; edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë; të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 13 shtator 2014.

2 specialistë Informatikë / Gjeoinformatikë, në Tiranë

Në Drejtorinë e Shërbimeve për Informacionin Gjeohapësinor, në Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë: “Të zotërojnë diplomë Master Profesional në Informatikë / Gjeoinformatikë; edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë; të ketë njohuri në përdorimin e gjuhëve moderne të programimit; Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 13 shtator 2014.

11 specialistë Shkenca Ekonomike, në Tiranë

Në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Inspektoratin Qendror Teknik; në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; në Ministrinë e Financave; në Ministrinë e Kulturës; në Drejtorinë e Mbikëqyrjes dhe Inspektimit në Inspektoratin Qendror.Kriteret:

“Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Profesional në Shkencat Ekonomike; edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 13 shtator 2014.

11 specialistë Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme, 4 në Vlorë, 1 në Dibër, 1 në Durrës, 3 në Lezhë dhe 2 në Sarandë

Kërkohen specialistë: Në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit, Vlorë, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit; në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit, Dibër, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit; në Degën Rajonale, Durrës, të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit; në Degën Rajonale, Lezhë, të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit; në Degën Rajonale, Vlorë, të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit; në Degën Rajonale, Sarandë, të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon: “Të zotërojnë diplomë Bachelor në shkenca mjedisore ose degë të tjera të përshtatshme me natyrën e pozicionit të punës (shih VKM nr. 627, dt. 11.06.2009 ‘Për miratimin e listës kombëtare të profesioneve’)”. Data e dorëzimit të dokumenteve është 13 shtator 2014.

Zhvillimi

Dy faza për shpalljen e fituesve

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike sqaron se konkurset për punësimin e 107 specialistëve të rinj në administratë, do të zhvillohen në dy faza, ku e para u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele, nga njëri institucion në tjetrin, ndërsa e dyta do të vihet në dispozicion të kandidatëve që janë jashtë sistemit të shërbimit civil. Por, kjo vetëm për ato raste kur nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, numërohen ende vende pune të paplotësuara. Të interesuarit për të aplikuar në fazën e dytë, në përputhje me nenin 21 të ligjit 152/2013, duhet të plotësojnë këto kërkesa: “Të jetë shtetas shqiptar;

të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil.

Vlerësimi

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive, me 40 pikë, ndërsa intervista e strukturuar me gojë./ Monitor

Libohova Online