Zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit të arrestuar në Lazarat: Grupi i armatosur ka 6 snajperë të sofistikuar

10403059_1009109959116998_6600609675606427584_nZbardhet dëshmia e dhënë në polici nga 17-vjecari Xhulio Malo, i arrestuar sot paradite në Lazarat, i dyshuar si pjesë e grupit të zjarrit që qëllou mbi policinë. Jozyrtarisht mësohet se Malo ka bërë me dije që grupi i zjarrit përbëhet nga të paktën 15 vetë të ndarë në minigrupe të cilët janë shpërndarë në zona të ndryshme në fshat dhe pyll.

Sipas tij, këta persona janë të pajisur me të paktën 6 snajperë të sofistikuar dhe një sasi të madhe armësh të tjera dhe municionesh luftarake. Malo ka thënë se ata kanë edhe shtëpi në mal, ku mund t’i fshihen policisë. Kjo e fundit dyshon se grupi të jetë i moshës nga 14 në 22 vjeç dhe për shkak se janë të armatosur paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Forcat RENEA kanë rrethuar fshatin dhe kanë nisur operacionin për arrestimin e tyre. Pritet që ndërhyrja të bëhet nga sipër malit të Sopotit. Nga profili i tij në Facebook, Xhuloi Malo tregon të jetë një besimtar mysliman i devotshëm.17-vjeçari Malo është arrestuar nga policia dhe në makinën e tij tip Benz janë gjetur armë dhe municione të ndryshme.