Zbulohen 2500 rrënjë kanabis, në pranga dy adoleshentë

sdfdsgdfNë vijim të punës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj , është ushtruar një kontroll i imtësishëm, në lagjen Rerez, fshati Krahës 1, ku u konstatuan të kultivuara në dy parcela, 2500 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

U bë i mundur arrestimi në flagrance i dy shtetasve:

Denardo Dervishi, 18 vjeç, banues në Krahës.

Andi Hysi, 17 vjeç, banues në Krahës.

Gjatë kontrollit të kësaj zone, gjithashtu u gjetën një armë zjarri Pushkë 20-she, me këhër me 13 fishek. Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe municioneve

luftarake” parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.