Zbulohen 3 mijë rrënjë kanabis, dy të arrestuar

policia-kanabis-620x325Vijojnë operacionet në territore të ndryshme të vendit tonë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku konkretisht në Tepelenë dhe Përmet janë asgjësuar me anë të djegies 2943 bimë kanabis sativa.

Gjatë aksionit të djeshëm në Tepelenë u asgjësuan 313 bimë narkotike si dhe u arrestua A. Elmazi 18-vjeç, banues në Hermovë të Tepelenës si dhe u shpall në kërkim babai i tij R.E.

Babë e bir në bashkëpunim me njeri tjetrin, në bahçen e tyre në fshatin Hormovë, kishin kultivuar 313 bimë narkotike kanabis.

Gjithashtu në Përmet janë zbuluar dhe asgjësuar 2180 bimë narkotike , në vendin e quajtur “Përroi i Alipostivanit”, në fshatin Alipostivan, të cilat ishin kultivuar në dy parcela në pyll.

Policia e Përmetit arrestoi në flagrancë 34-vjeçarin Sokrat Bedaj, banues në Sarandë