Zbulohet kapanoni i tharjes së kanabisit në Lunxhëri, një i shpallur në kërkim

tmp_3779-kanabis-tharje-sere1285625790Një operacion antidrogë i policisë së Gjirokastrës ka zbuluar një kapanon i cili shërbente për tharje të bimëve narkotike.

Operacioni u zhvillua në territorin e fshatit Këllëz, Lunxhëri, në një zonë të pyllëzuar, ku gjatë pasdites së djeshme u evidentua një kapanon i improvizuar brenda të cilit u gjetën në proces tharje 370 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Nga informacionet e marra në rrugë operative, policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim shtetasin D.G., banor i zonës, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.