Zbulohet një arsenal armësh në Gjirokastër

fishekeNjë arsenal armësh është gjetur sot në qytetin e Gjirokastrës. Sipas të dhënave zyrtare në vendin e quajtur “Shtatë Krojet“, uniformat blu sekuestruan 5 arka me 7.200 copë fishekë, model-56, 1 arkë me 880 copë fishekë ,model-53 dhe 3 arka me 60 copë bomba mësymëse, me 60 ndezës.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë hetimet vijojnë për të gjetur se kujt i përkisnin fishekët dhe bombat mësymëse. Aktualisht po punohet për identifikimin  dhe kapjen e ‘pronarit’ të tyre.