Zbulohet tuneli me kanabis në Përmet, disa të shoqëruar (VIDEO)

Policia e Përmetit ka sekuestruar plot 768 kilogramë kanabis sativa në një tunel në fshatin Piskovë.

Sipas njoftimit të policisë, operacioni “Piskova” filloi pas marrjes së informacioneve se në një tunel në këtë fshat fshihet lëndë narkotike.

Në tunel janë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme me kanabis sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë ngjarje.

Policia po vijon punën për të kapur personat e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.