Zgjedhjet, cili grup kriminal mbështet mazhorancën në Gjirokastër?

Zëvendës/kryeministrja, Ledina Mandija, ka publikuar raportin e Ministrave teknikë të emëruar nga Partia Demokratike, si rezultat i marrëveshjes Rama-Basha, për monitorimin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Raporti përbëhet nga 142 faqe dhe pasqyron gjetjet dhe konkluzionet e ministrive dhe të institucioneve të tyre të varësisë, dërguar me shkrim apo të diskutuara në mbledhjet e task-forcës
Një nga gjetjet e publikuara në raport është dhe fakti se gjatë fushatës zgjedhore “ janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të mazhorancës në fushatën elektorale vecanërisht në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastër.