Zgjedhjet, Igli Kokalari i bashkohet rrjetit social Facebook

dsffdKandidatët për kryebashkiak, përvec fushatës në terren me zgjedhësit, kanë edhe një betejë jo pak të rëndësishme online.

Pak ditë pas zyrtarizimit si kandidat i PD-së për Bashkinë Gjirokastër, Igli Kokalari i është bashkuar sot rrjetit social Facebook, ku pritet të komunikojë edhe virtualisht me qytetarët e Gjirokastrës.

Si fillim Kokakalari ka ndarë me ndjekësit e tij vetëm një foto. Në garën për të fituar Bashkinë e Gjirokastrës, mjeku i njohur në qytet ka përballë prefekten Zamira Rami, e mbështetur nga LSI dhe PS.