Zgjedhjet, Luiza Mandi takime derë më derë me banorët e “Kalistasë” dhe “Marinës”

07Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Libohovë, ka vijuar takimet e saj elektorale me qytetarët. Së fundmi ajo është ndalur në lagjet “Kalista” dhe “Marinë”, ku derë me derë është takuar me banorë të këtyre lagjeve.

Gjatë bisedave dhe kontakteve direkte me ta, ajo është njohur me problematikën e banorëve. Si pothuasje në të gjithë Libohovën, banorët e “Kalistasë” dhe “Marinës”, shtruan problemin e mungesës së ujit dhe ndricimit të rrugëve.

Mandi u angazhua që sapo të marrë detyrën e kryebashkiakes, këto probleme do të jenë prioritet i punës së saj dhe njerëzve që do të punojnë me të. Ajo kërkoi mbështetje me votë në 21 qershor, mbështetje që sic tha Mandi do ta shndërrojë në punë dhe ndryshime konkrete për të gjithë libohovitët.

010203040506070809