Zgjedhjet në Libohovë, Bindja Demokratike forcë e parë në fshatin Suhë

Bindja Demokratike, partia me koordinator Astrit Patozin, ka dalë forcë e parë politike në një prej fshatrave të Bashkisë Libohovë. Në Suhë kjo parti ka marrë 43 vota, ndërsa PS vetëm 36 vota. Në Këshillin Bashkiak të Libohovës kjo parti do të përfaqësohet me një këshilltar. Në listën e kandidatëve për këshilltarë, Bindja Demokratike kishte në garë 9 emra në Libohovë.