Zgjedhjet në PS, ja emrat në garë për degën e Gjirokastrës

flamur PS_7Ndërkohë që kanë ngelur më pak se dy muaj nga përmbyllja e procesit zgjedhor në Partinë Socialiste, në shumicën e bashkive të vendit ka filluar gara brenda bazës socialiste për drejtuesit e rinj të degëve.

Individë me kontribute ndër vite në PS apo të ardhur rishtaz dhe me ambicie kanë nisur të lobojnë brenda anëtarësisë së njësisë, si dhe përmes deputetëve apo kryebashkiakëve, tek të cilët kërkojnë mbështetje për kalimin e “provës” në Kryesinë e Partisë Socialiste, e cila do të përzgjedhë kandidaturat e ardhura nga baza, për të hedhur në votim vetëm ato që vlerëson si figura të duhura.

Sa i përket Gjirokastrës emrat që përfliten për postin e kryetarit janë: Jani Duri, Lindita Rova, Skënder Seferi, Armando Hila dhe Dashamir Qeli.

Për Tepelenën Dino Selimi, për Këlcyrën Jonian Harkaj, ndërsa për Përmetin Gilberto Jaçe.

Në organizimin e ri PS ka parashikuar që të paguajë me rrogë mujore kryetarët e partisë në 61 bashki të vendit, por ata s’do të lejohen të mbajnë poste të tjera në administratën publike.