Zgjedhjet, si gënjeu Alpo Tv me sondazhin për Gjirokastrën

Alpo Rtv në Gjirokastër njoftoi disa ditë para 25 qershorit për një sondazh, të cilin do ta publikonte dy ditë para zgjedhjeve. Ne raportuam fillimisht se ky sondazh ishte qesharak, duke u nisur thjesht nga dy elementë; metodologjia dhe fakti që ai bëhej prej një media pranë LSI-së.

Qytetarëve u kërkohej të merrnin në telefon apo të çonin SMS dhe të tregonin për kë do të votonin. Ndërkohë që praktika është ndryshe, ai që kryen sondazhin pyet qytetarët. Megjithatë përtej këtij paragjykimi, duke u nisur thjesht nga dy elementët që përmendëm më sipër, ne pritëm të shihnim rezultatet e sondazhit.

Por në fakt Alpo Tv nuk i publikoi kurrë, duke lënë kështu të besohet se ky sondazh ishte thjesht një përpjekje qesharake për të trazuar sadopak klimën elektorale në Gjiroakstër.

Ose ndoshta rezultatet nuk ishin ato që prisnin dhe vendosën të mos i publikonin. Por me patjetër që në çdo rast publiku, shikuesit e këtij televizioni, meritonin një shpjegim; çfarë u bë me sondazhin?!

/Libohova Online/