Zgjidhet delegati i Libohovës në Kongresin e socialistëve

Aldi SinaniPartia Socialiste mbylli dje procesin e zgjedhjes se delegatëve në rrethin e Gjirokastrës. Në total janë 19 delegatë, 14 prej të cilëve në Bashkinë Gjirokastër, 4 në Dropull dhe 1 në Libohovë.

Për këtë të fundit zgjedhjet u zhvilluan vetëm në fshatrat e dy ish-komunave që iu bashkuan Libohovës, për shkak se brenda në Libohovë numri i anëtarësisë së PS-së ishte më pak se 100.

Në garë ishin dy emra, Aldi Sinani nga Libohova dhe Florita Vaiti nga Zagoria. Në përfundim të procesit fitues doli Aldi Sinani, me 70 vota pro, ndërsa Florita Vaiti mori 4 vota.

Sinani do të jetë pjesëmarrës në Kongresin e PS-së që pritet të zhvillohet në Tiranë më 19 mars.  

|Libohova Online|