Zgjidhet kreu i ri i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, ish-kryetari propozoi veten për kandidat

Keshilli i Qarkut GjirokasterMes debatesh të shumta është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Ky institucion do të drejtohet nga Armand Hila, i cili arriti të merrte shumicën e votave.

Ish-kryetari Sulo Muçobega, duke mos gjetur mbështetje brenda Partisë Socialiste, vendosi të propozonte veten për këtë post, por nuk arriti të rizgjidhej.

Pas debateve mes ish kryetarit Muçobegaj dhe këshilltarëve, Muçobegaj propozon emrin e tij për postin e kryetarit. Në përfundim të votimit Hila u shpall kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër me vetëm 1 votë më shumë kundrejt ish kryetarit Muçobegaj, që mori 11 vota nga 23 të tilla në total.

Vetëm dy orë më vonë grupi i këshilltarëve të këtij qarku vendos të përjashtojë nga ky grupim ish kryetarin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër dhe kandidatin e vetpropozuar për këtë post, Sulo Muçobegaj, për shkak të shkeljes së një vendimi politik, sic është ai i përcaktimit të postit të kryetarit të Këshillit të Qarkut.

Kryetari i ri, Arman Hila, ka qenë kryetar i PS-së në Komunën Antigone, ndërsa më herët ka mbajtur disa poste në administratën publike.