Zgjidhet kryesia e re e shoqatës “Lunxhëria”

lunxhiShoqata atdhetare kulturore “Lunxhëria” zgjodhi sot kryesinë e saj të re. Në  mbledhjen e sotme të asamblesë së kësaj shoqate, u bë  edhe konstituimi i kryesisë , qendra e së cilës do të jetë në  Gjirokastër.

Mes 21 emrave, në  përfundim të  zgjedhjeve, kryetar i kryesisë  është zgjedhur Koço Vasili, nënkryetar Kristaq Lefteri dhe sekretar Eduard Kallavaresi. Shoqata “Luxhëria” është  themeluar në 5 në ntor të vitit 1995 në  fshatin Dhoksat. Që  prej asaj kohe kjo shoqatë  ka realizuar një  sërë  aktivitetesh kulturore dhe patriotike.