Zjarr dhe zgjedhje në Gjirokastër, digjet një shtëpi në fshatin Kakodhiq

Në fshatin Kokodhiq të Gjirokastrës, një banesë e cila ishte në pronësi të Thoma Dobros është shkrumbuar nga flakët. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të pamundurën për të mbajtur flakët nën kontroll.

Sipas shefit të PMNZSH, Kutjim Bizhga, zjarri ka shkrumbuar një depo dhe 2/3 e banesës. Megjithatë zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme të tjera.

Nga ky zjarr, përveç dëmeve materiale nuk ka patur persona të lënduar. Ndërsa shkak i zjarrit mësohet ka qenë një pakujdesi.