Zjarr në Dropull, digjen 2 dynim në Vrisera

Në 24 orët e fundit tetë vatra zjarri janë shkaktuar në  qarqet Shkodër, Tiranë, Berat, Fier, Vlorë e Gjirokastër. Nuk dihet ende nëse zjarret janë shkaktuar si pasojë e thatësirës dhe temperaturave të larta apo janë zjarrëvënie të qëllimshme.

Si pasojë e zjarrëve janë djegur:

Një sipërfaqe prej 5 hektarësh me bredha, pisha e lisa në fshatin Lumzi dhe Lumbardhë në Fushë-Arrëz të qarkut Shkodër.

Një sipërfaqe prej 22 hektarësh me shkurre e ferra, 200 rrënjë ullinj dhe 400 pisha të reja në fshatin Beden të Kavajës, në qarkun Tiranë.

Rreth 8,5 hektarë tokë e mbjellur me shkurre e ferra, 300 rrënjë ulliri dhe dhjetra rrënjë dardha në Patos të qarkut Fier.

Një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre e ferra në Dukat të Vlorës.

Një sipërfaqe prej 1,2 hektarësh me shkurre e ferra në Memias të Beratit.

Një sipërfaqe prej 2 dynymësh me shkurre e ferra në Vrisera të Gjirokastrës.

Në të gjitha këto vatra zjarri kanë ndërhyrë zjarrëfikëset, por dhe forca vullnetarë.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njoftoi se aktualisht situata është nën kontroll dhe i kërkoi qytetarëve të njofotojnë në numrat e emergjencave 112, 128 dhe 129 në rast të konstatimit të zjarreve.