Zjarr në shkollën industriale të Gjirokastrës

dfvbdjNjë klasë e shkollës industriale të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se nga zjarri janë djegur disa orendi të klasës, ndërsa fatmirësisht nuk kishte asnjë nxënës, pasi mësimi kishte përfunduar rreth orës 13:30.

Flakët e zjarrit janë shuar nga forcat zjarrfikëse, ndërsa shkak për rënien e zjarrit, mësohet të jetë bërë rrjeti i amortizuar elektrik./bw