Zjarri në Selckë, digjen tre shtëpi, shpëton Kisha e fshatit (FOTO)

Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Selckë, Bashkia Dropull, përveç djegies së shumë hektarëve me pyje e shkurre, ka djegur plotësisht edhe tre shtëpi, ndërkohë janë dëmtuar disa të tjera. Flakëve i ka shpëtuar për fat të mirë Kisha e fshatit.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan disa efektivë të policisë dhe Forcave të Armatosura, ndërsa automjeti i shërbimit zjarrfikës ka mbërritur me vonesë dhe me një sasi të paktë ujë.

Të paktën kështu pretendojnë banorët e zonës, të cilë morën pjesë gjithashtu në shuarjen e flakëve.

Një prej tyre ka dërguar këto foto te Libohova Online.

Në ndihmë ka ardhur nga ajri edhe një helikopter. Pas disa orësh përpjekje, zjarri u neutralizua dhe rreziku u kapërcye.

/Libohova Online/