Zvicerani Valon Berhami: “Do festoj si i çmendur nëse shënoj kundër Shqipërisë

Valon1_1Nëse ka një cilësi për Valon Berhamin mund të thuhet se ajo është mungesa e hipokrizisë. Kapiteni i Zvicrës nuk përdor gjuhë të dyfishtë. Ai nuk është si ata futbollistë me origjinë shqiptare që megjithëse janë të gatshëm të shënojnë kundër kombëtares shqiptare, pozojnë në facebook me shkabën dy krenare apo mbajnë në këpucë flamurin kuq e zi. Jo ai është një zviceran I lumtur. Madje do të jetë edhe më I lumtur që të festojë si i çmendur nëse shënon gol kundër Shqipërisë.

Në një intervistë për “The Guardian”, 31-vjeçari premton se do të festojë në rast se i shënon Shqipërisë dhe shpjegon se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Zvicrës për të shkuar tek Kosova.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=54&campaignid=45&zoneid=43&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fberhami-provokon-shqiptaret-u-shenoj-gol-dhe-festoj-si-i-cmendur%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=66657694f6“Unë jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Europian. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Europian sa më të mirë dhe të shkojmë larg”, tha 31-vjeçari.

Behrami është i bindur për festë ndaj Shqipërisë. Madje, ai thotë se do të festojë në rast se i shënon portierit Etrit Berisha. “Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj. Unë e dua shumë futbollin dhe kjo lojë është kënaqësi.