Zyrtare: Ky është formacioni më i mirë i Euro 2016

uefaaaa-780x439Pas përfundimit të finales së UEFA Euro 2016, në të cilën Portugalia e mundi Francën për të fituar kështu titullin e parë të Kampionatit Evropian në histori, UEFA, përveç lojtarit të kampionatit, ka publikuar edhe formacionin më të mirë.
 
Sipas UEFA-s portieri më i mirë i këtij kampionati ishte Rui Patricio i Portugalisë.
 
Në qendër të mbrojtjes: Jerome Boateng i Gjermanisë dhe Pepe i Portugalisë, të shoqëruar në krahët e mbrojtjes: Joshua Kimich i Gjermanisë dhe Raphael Guerreiro i Portugalisë.
 
Në mesfushë janë Toni Kroos i Gjermanisë, si dhe dyshja e kombëtarës së Wellsit, Joe Allen dhe Aaron Ramsey.
 
Ndërkaq në repartin sulmues, sipas UEFA-s, më të mirët e këtij kampionati kanë qenë dyshja e Francës, Antoine Griezmann, Dimitri Payet dhe portugezi Cristiano Ronaldo.