Zyrtare/ Odise Roshi bëhet me skuadër të re

roshi_1469182598-3270487 (1)Odise Roshi është zyrtarisht futbollit i Terek Groznit. Futbollisti shqiptar ka firmosur kontratën trevjeçare me klubin çeçen që luan në kampionatin rus.

“Kam një tjetër lajm të mirë për ju. Sot, skuadrës tonë të dashur iu bashkua lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi, i cili ashtu si bashkëkombësi i tij, Bekim Balaj, luajti në Europian me përfaqësuesen”, ka shkruar në Instagram presidenti i klubit rus, Magomed Daudov.

Roshi do të mbajë fanellën me numrin 21 te skuadra e Terek Groznit, e cila aktualisht po zhvillon fazën përgatitore në Itali