1 muaj kontroll, inspektorët e KLSH nesër në Bashkinë Libohovë
May 15, 2016
Kontrolli i Lartë i Shtetit nis nesër një audit në Bashkinë Libohovë. Sipas programit të publikuar nga KLSH, kontrolli do të zgjasë 1 muaj, deri në datën 15 qershor 2016.
Auditimi do të kryehet mbi “Zbatimin e ligjshmërisë dhe përputhshmërisë”, për periudhën 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2015. Raporti përfundimtar i gjetjeve të këtij auditi do të dorëzohet më 31 gusht 2016, ndërsa drejtuesi i grupit të punës është Xhevahir Xhoxhaj.
Në një raport tjetër të para vitit 2013, KLSH kishte konstatuar një sërë shkeljesh e parregullsish në Bashkinë Libohovë, kryesisht në shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me fondet publike.
|Libohova Online|