1 vjetori i Kacifas, tubim paqësor kundër ekstremizmit në Gjirokastër

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Gjirokstrës. Ceremonisë përkujtimore të ekstremistit grek, Konstandinos Katsifas në fshatin Bularat, shqiptarët i janë përgjigjur me një mafinestim nacionalist.

Të rinj nga Gjirokastra, Labëria por edhe Kosova janë mbledhur në sheshin “Çerçiz Topulli”, ku përveç flamujve kuqezi dhe këngëve patriotike, ka pasur edhe disa deklarata.

Ata i kanë kërkuar minoritetit grek të qetësohet dhe mos bëjë thirrje ekstremiste. Kujtojmë se gjatë ceremonisë përkujtimore në varreza, e ëma e të ndjerit reagoi me tone të ashpra buzë varrit të të birit.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im!” tha gruaja, një deklaratë kjo që është shoqëruar me duartrokitje.

Katcifas humbi jetën vitin e shkuar pas përplasjes me policinë.