10 fakte që UEFA dhe FIFA duhet të kenë parasysh para se të marrin vendimin

rrahinshqipetVendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi Shqipëri do të merret në datën 23 tetor. Nuk dihet se si do të jetë ky vendim, por nga ajo që u pa mbrëmë në Beograd, organizmi më i lartë i futbollit Evropian duhët të ketë parasysh se:

1.Tifozët serbë nuk lejuan këndimin e himnit kombëtar të Shqipërisë.

2.Ndeshja shoqërohej me thirrje në kor kundër shqiptarëve , “Vritini shqiptarët”.

3.Policia nuk garantoi dot sigurinë në stadium dhe shantazhoi tifozët “vip” që kishin shkuar në Beograd.

4.Policia nuk mund të provojë nëse flamurin e ka futur në stadium ndonjë shqiptar. Po sikur të ketë qenë shërbimi sekret serb apo ndonjë shërbim tjetër i huaj?

5.Policia goditi futbollistët shqiptarë.

6.Nuk u lejua shpalosja e simboleve kombëtare nga ata pa tifozë shqiptarë në tribunën “Vip”, madje u paralajmërua se do të kishte arrestime nëse kapej dikush me simbole kombëtare.

7.Flamurin me simbole kombëtare në fushë nuk duhej ta hiqte futbollisti serb, Mitroviç, për të mos provokuar, por punëtorët e stadiumit.

8.Polica lejoi hyrjen në fushë të Ivan Bogdanovicit, një person i dënuar për antishqiptarizëm dhe dhunë ndaj shqiptarëve.

9.UEFA duhet t’i jap Shqipërisë 3 pikë në tavolinë, ndërsa Serbia të ndëshkohet me mosluajtje të ndeshjeve në fushën e vet. Platini e Blater nuk duhet të përzihen me politikë, por t’i referohen asaj që ndodhi në fushë.

10.Të mbrosh simbolet kombëtare nuk është provokim, por një obligim i çdo qytetari, pavarësisht përkatësisë së tij etnike. Në atë flamur kishte simbole kombëtare të shqiptarëve. Ismail Qemali, Isa Boletini dhe shqiponja dykrenare. Sa për kujtesë, Ismail Qemali që prej ardhjes së Ramës në pushtet është në çdo zyrë të shtetit shqiptar.