10 shenja të sigurta se Ai/ajo ju tradhton?

10-shenja-t-euml-sigurta-se-ai-ajo-ju-tradhton_hdNuk ka mënyra të pagabueshme për të treguar se ai po ju tradhton. Është e lehtë të bëhesh menjëherë dyshues për gjithçka sidomos nëse marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet. Por ka disa sinjale që mund t’ju tregojnë se ka vërtet arsye për t’u shqetësuar.

1- Papritur ka sekrete. Dyer të mbyllura, shpenzime të pajustifikuara, një adresë email-i misterioze dhe telefoni nuk lihet më rrotull mund të tregojnë diçka nëse nuk keni ditëlindjen dhe po përgatitet ndonjë dhuratë për ju.

2- Partneri juaj po zbukurohet shumë. Një dashuri e re të bën më të interesuar për t’u dukur bukur, për t’u regjistruar në palestër, për të përdorur të brendshme të reja ose parfum të ri.

3- Ka një ndryshim të pazakontë të orareve, ose po bën shumë konferenca.

4- Atij i kujtohen gjëra që juve nuk ju kujtohen. Ndoshta ai flet me detaje për një film që ju nuk e keni parë ose një vend që nuk e keni vizituar. Ndryshimi nuk është se ju po humbisni mendjen, por sepse ai i ka bërë këto gjëra pa ju.

5- U ndryshon humori vazhdimisht dhe nuk ka asgjë në situatën ku jeni që t’ia shkaktojë. Kjo mund të ketë të bëjë vetëm me të dhe të dashurin/ën e tij.

6- Ndryshimi i dëshirës seksuale. Nëse papritur ata janë të painteresuar për ju nga pikëpamja seksuale, kjo do të thotë se ata e kanë vëmendjen diku tjetër. E njëjta gjë ndodh edhe nëse papritur dëshira e tyre rritet shumë, kjo do të thotë që ata po e ridrejtojnë sërish vëmendjen tek ju, kur e kanë pasur dikur tjetër.

7- Ata kanë filluar të kenë shije dhe opinione të reja. Nëse nuk kanë ndryshuar punë së fundmi ose nuk kanë kolegë të rinj, tek ata ka ndikim dikush tjetër.

8- Vini re se kohët e fundit keni mosmarrëveshje dhe argumentet janë një justifikim i mirë për të tradhtuar.

9- Ai përpiqet të fshehë gjurmët duke treguar një ndjenjë sigurie false. Kur kanë një shtysë tjetër që i bën më të lumtur, mund të ndihen më të bukur se ju.

10- Kur ju i përmendni dikë tjetër, ai ju akuzon se nuk keni besim. Përgjigje e gabuar. Në një marrëdhënie të mirë duhet të jeni të përgatitur dhe për të diskutuar për shqetësimet edhe kur ato duken kërcënuese.