10 ton kanabis, kush fshihet pas magazinës së drogës në Përmet?
Magazina me kanabis e gjetur nga policia në fshatin Pagri të Përmetit, ka një sasi të konsiderueshme droge.
Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për mbi 10 ton kanabis sativa. Lënda narkotike eshte gjetur e futur në disa thasë.
Magazina u kontrrollua pak kohë më parë dhe rezultoi bosh. Policia thotë se ka ndaluar tashmë pronarin e magazinës që kishte firmosur një deklaratë për të mos u përfshirë në trafikun e drogës. Emri i pronarit nuk bëhet me dije ende.
Dyshohet se droga është mbledhur nga fshatrat përreth pas kontrrollit të policisë. Edhe disa persona të tjerë po merren ne pyetje per te pare nese kane lidhje me drogen. Në Operacion janë përfshirë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa dhe Policia e Përmetit.